Pas aksidentit, Adelina Tahiri rrëfen ngjarjen e vërtetë

Pas një fotoje që këngëtarja e njohur Adelina Tahiri postoi në Instagramin e saj një ditë më parë, të menjëhershme ishin reagimet e miqve virtualë që e pyesnin për gjendjen shëndetësore pas aksidentit dhe operacionit të papritur, transmeton Revista Class.

Adelina Tahiri

Fotoja nga spitali me këmbën e fashuar mjaftoi për të kuptuar se Adelina kishte pësuar një aksident, i cili e kishte detyruar edhe t’i nënshtrohej operacionit.

E gjendur mes shumë pyetjeve, mesazheve dhe komenteve në rrjetet sociale nga fansat për më shumë detaje, Adelina sot tha se gjendja shëndetësore është normale. Në një video live në Instagram, ajo rrëfeu se kishte pësuar aksident gjatë rrëshqitjes me ski dhe për ta marrë veten plotësisht do t’i duhet një fazë e gjatë çlodhjeje dhe rikuperimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button