ELEM: Nuk ka lëshim të pakontrolluar të ujit nga Liqeni i Ohrit

SHA Eleketranat e Maqedonisë sot përmes një kumtese reagojnë ndaj akuzave drejt ELEM-it për lëshim të pakontrolluar të ujërave në Liqenin e Ohrit nga, siç thonë, subjekte të caktuara politike.

“Në drejtim të informimit të plotë të opinionit, ELEM edhe njëherë përsëritë se e adapton lëshimin e ujit nga Liqeni i Ohrit në Drinin e Zi sipas kuotës së liqenit në pajtim me të dhënat referente të DPHM-së, si dhe sipas rrjedhave anësore në digën e HEC Glloboçicë”, ceket në kumtesë, transmeton MIA.

Sqarojnë se duke e parë periudhën e thatësisë në rajonin e pellgut të Ohrit, lëshimi adaptohet në pajtim me nivelin e ujit të Liqenit të Ohrit. edhe pse në janar, thonë ata, SHA ELEM e tejkaloi bilancin prodhues nga kapacitetet vendore për më shumë se 8 për qind, për periudhën e njejtë HEC Glloboçica nuk e ka përmbushur planbin mujor për prodhimtari, përkatësisht ka prodhuar 38,1 për qind më pak energji elektrike në krahasim me të priturën. E njejta vlen edhe për HEC Shpilje e cila në janar ka dërguar 32 për qind më pak energji elektrike në krahasim me bilancin.

Nga ELEM përkujtojnë se në fuqi, në kohë të pacaktuar është regjimi i vendosur i minimumit biologjik që nënkupton lëshim prej 3,5 metrave kub në sekondë i cili detyrimisht duhet të sigurohet për mirëmbajtjen e biodiversitetit përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Zi.

Sipas historiatit të të dhënave të HEC Drini i Zi, lëshimi mesatar për janar në periudhën prej 1966 deri më 2016 paraqiste 21 metra kub në sekondë.

Nga  ELEM theksojnë se përmes filialit të vet HEC Drini i Zi ata edhe më tutje do t’i ndërmarrin të gjitha masat e disponueshme në drejtim të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit i cili pritet të rritet në periudhën në vazhdim posaçërisht me rritjen e temperaturave të jashtme dhe shkrirjes së borës nga malet përreth, si dhe për shkak të reshjeve të prituras të borës dhe shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button