(VIDEO) 13 persona arrestohen në aksionin policor “Milka”

Dhjetë shtetas të Maqedonisë dhe tre të Shqipërisë janë arrestuar në një aksion të policisë së Maqedonisë i koduar me emrin ” Milka”.

Në mesin e të dyshuarve është edhe një oficer i policisë i punësuar në vendkalimin kufitarë “Stenje”.

Ky grup kriminal ndërkombëtarë që vepron prej vitit 2012, që kur ka nisur me organizim dhe të merret me blerjen, transportin, magazinimin dhe trafikimin ( transferimin ) përmes kufirit – duke kontrabanduar kafshë si viça dhe dema, duke e shmangur policinë dhe kontrollin doganor të territorit të Maqedonisë në Shqipëri pranë pikës kufitare ” Stenje”.

Kafshët i kanë blerë në tregjet e bagëtive në Maqedonisë, në qytetin e Manastirit dhe Prilepit. Pasi kafshët janë blerë,  ata i kanë transportuar dhe i kanë shitur në tregjet e Shqipërisë, në Tiranë dhe qytete të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button