RDM: Jugohromi nuk guxon të jetë viktimë e lojërave politike

Ripërtërirja Demokratike e Maqedonisë (RDM) në një kumtesë me shkrim dërguar mediave porosit se Jugohromi është objekt i rëndësishëm strategjik për rajonin e Pollogut dhe burim i ekzistencës së mijëra familjeve që nuk guxon të jetë viktimë e lojërave politike. Prandaj pyesin kush dhe pse i manipulon të punësuarit në Jugohrom dhe qytetarët e Jegunovcit dhe Tetovës dhe nëse kombinati nuk është viktimë e lojërave politike.

“Është për keqardhje nëse përgjigjja është pozitive. Në këtë rast politika është shkak edhe për ndotjen shumëvjeçare të Tetovës të lejuar nga Qeveria, por edhe për lënien e tanishme të të punësuarve në rrugë, si bagazh për qeverinë e ardhshme, cilado qoftë”, thuhet në kumtesën e RDM-së dhe shtohet se është e habitshme që qeveria nuk reagon në largimin e paralajmëruar të punëtorëve nga kombinati.

Zgjidhje korrekte dhe reale, shtohet, do të ishte dhe ende është, qeveria financiarisht të intervenojë për vendosjen më të shpejtë të filtrave kundër ndotjes, si dhe mbajtjen e të punësuarve në punë mes kësaj periudhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button