Shkupi i fortë edhe për Makedonija Gj.P

Nga dita në ditë skuadra e FC Shkupit e udhëheçur nga trajneri i ri Ardian Nuhiu po merr formën dhe ka nisur të kompozohet në një skuadër që e din se çka dëshiron.

Edhe pse pjesa e parë e ndeshjes ishte e përcjellë me shumë raste për të shënuar gol, futbollistët e Shkupit në disa tentime, përmes sulmuesit Emmanuel Mbella, Jasir Asanit, Muharem Bajramit dhe lojtarit që në këtë ndeshje ishte alfa e omega Bunjamin Shabanit, nuk arritën që të tundin rrjetin e kundërshtarëve.

Në pjesën e dytë, trajneri Nuhiu bëri disa lëvizje në ekip, duke futur në fushë Husein Demir, Florian Kadriun dhe Sedat Berishën. Pikërisht pas një krosimi të Muharem Bajramit nga një goditje dënimi, në zonën e rreptësisë më i gjatë dhe më i shkathët ishte Sedat Berisha, i cili solli avantazhin.

Goli i dyte ishte vepër e Bunjamin Shabanit, i cili me paraqitjen e tij dëshmoi se do te jete ndihmë e madhe për klubin. Edhe në golin e dyte asistent ishte Muharem Bajrami, që ishte lidhje e mirë e mesfushës dhe sulmit.

Në vazhdim të pjesës së dytë, Ardian Nuhiu ju dha shansin të gjithë futbollistëve të lujanë në kontrolluesen e dytë në Ohër.

Shkupi do të vazhdojë edhe më tutje qëndrimin në Ohër, për të ngritur formën për kampionatin pranveror, ndërsa ndeshja e radhës kontrolluese do të jetë me 5 shkurt, ndërsa kundërshtarë do të jetë ekipi nga Bosnja e Hercegovina, KF Krupa që mban pozitën e katërt në Premier Ligën boshnjake. Shkupi deri më tani ka zhvilluar tri ndeshje kontrolluese, të parën e luajti në Tetovë ndaj Renovës ku pësoi disfatë 2:0, pastaj në të dytën mundi Novacin 2:0 në Ohër dhe së fundi fitorja e radhës ishte ndaj Makedonja Gj.P.

FC Shkupi – KF Makedonija Gj.P 2:0 (0:0)

Golashënues: Sedat Berisha, Bunjamin Shabani

Stadiumi “Biljanini Izvori” Ohër

Luajtën: Suat Zendeli, Dimitrija Llazarevski, Ermedin Adem, Edis Maliqi, Bujamin Asani, Muharem Bajrami, Filip Janevski, Besar Iseni, Jasir Asani, Bunjamin Shabani dhe Emmanuel Mbella.

Luajtën edhe: Burhan Mustafa, Sedat Berisha, Besir Ramadani, Samir Shabani, Fatmir Arifi, Altin Sefo, Florian Kadriu, Husein Demiri, Fatih Ismaili

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button