Ahmeti “s’është pasuruar dhe varfëruar” as për një denarë (Dokument)

“As nuk është pasuruar, por as nuk është varfëruar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, që nga zgjedhjet e vitit 2014”, kështu tregon lista pronësore e numrit një të BDI-së, të dorëzuar te Komisioni për Parandalim të Korrupsionit, shkruan Portalb.mk.

Lista pronësore është publikuar dje, ndërkaq në të shihet se në krahasim me atë të vitit 2014, Ahmeti i ka paraqitur të njëjtat pasuri.

Untitled

Si pasuri të patundshme, ashtu sikur edhe në vitin 2014, Ahmeti ka paraqitur se ka një tokë bujqësore 700 metra katrorë në Shqipëri me vlerë prej 30.000 dollarëve dhe shtëpi në Kërçovë prej 254 metra katrorë në Kërçovë, me vlerë prej 100.000 dollarëve. Ahmeti zyrtarisht në emër të bashkëshortes së tij ende e ka veturën “Volswagen Polo 2010”, e cila kapë vlerën e 7 mijë eurove, ndërkaq llogaria bankare e “Bankës Komerciale”, nuk a ndryshuar as për një denarë, aq sa ishte në vitin 2014 – 758.482.00 denarë.

234234

Për dallim nga lideri i BD-së, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish partneri qeveritar i BDI-së, Nikolla Gruevski, është pasuruar me 8 fotografi artistike dhe ka kursyer rreth 230.000 euro.

LEXO: Gruevski është “pasuruar” me 8 fotografi artistike dhe ka “kursyer” rreth 230.000 euro

Me publikimin e listave pronësore, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, përndryshe djali i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Amdi Bajrami, në Komisionin për parandalim të korrupsionit ka paraqitur se në pronësi nuk posedon asgjë, ndërkaq jeton me prindërit në një shtëpi 100 metra katror. Njëkohësisht Amdi Bajrami, nuk e ka paraqitur shtëpinë. Ai ka shkruar në listën pronësore se ka veturë “Peugeot” dhe kredi si pronë e fëmijëve të cilin e ka marrë në vitin 2009 me afat për pagesë deri në vitin 2013.

LEXO: Elvisi jeton në shtëpinë e Amdi Bajramit, Amdija s’ka shtëpi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button