Ndërpritet mësimi në Kumanovë

Për shkak të mungesës së ngrohjes, filloristët e katër shkollave të qytetit të Kumanovës ‘Bajram Shabani”, “Naim Frashëri”, “Vuk Karaxhiç” dhe Hristijan Karposh” tasni edhe dy ditë detyrohen të ndërpresin procesin mësimor. Përgjegjësi i arsimit në Komunën e Kumanovës Zhivko Kërstevski tha se, problemi qëndron te mungesa e derivateve për ngrohje. Ai tha se, furnizuesit të deri tanishëm i ka skaduar marrëveshja, e ndërkohë përmes tenderit do të kërkohet tenderues tjetër, njofton Alsat-M.

Pavarësisht premtimeve për zgjidhjen e problemit, prindërit të revoltuar kërcënojnë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button