Qëllim vrasës!

Dedikuar rinisë!

Rinia po fillon një rrugëtim pa ardhmëri, po shkakton lëndim shpirtëror në bekim të familjes.
Destinacion që i mungon adresa!
Vizion që ju’a pamundëson ekzistencën!
Gjithnjë dhe gjithçka diskutim dhe rehabilitim rreth “jetës së natës”.
Po shuhen ditëlindjet!
Po shtohen vdekjet!
Ec dhe vetëm ec, nuk po gjej konkludim, shikoj dhe vetëm shikoj nuk mund të konstatoj përfundim!
Po mungon ambicia rreth aspektit pozitiv për një jetë të shëndosh dhe pa hipoteka!
Gjithmonë po shkelin krenarinë tradicionale që është krijuar nga trashëgimia familjare.
Po përgatiten funerale civilizuese!
Mos!
Mos!
Drejt një qëllimi vrasje vetes!
Mos!
Ky është krim në masë, kush hesht e faltë ZOTI sepse vetëm ai mund të mëshiroj në heshtje të tilla!
Po shikoj që po shkaktojnë lot dhe dhimbje. Moment i papërshkrueshëm kur shikoj të mbushur sytë e nënës sime/tënde!
Bixhoz, drogë dhe raki përse nuk i zëvendëson këto gjëra duke përdorur libër, krenari dhe shkuarjen në xhami.
Një jetë pa dinjitet!
Një jetë me traumë!
Për hir të lotit të nënës dhe për hir të idealit të kombit ndalo këto vese vdekjeprurëse!
Jetë me dështime, jetë me gabime!
Ti mund të ndalosh dështimin tënd, mund të ofrosh jetë me dinjitet, ti mund të ja kthesh krenarinë familjes!
TI MUNDESH!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button