MPJ reagon ndaj deklaratës së Ciprasit

Të mos shpiken kanosje, por të respektohet e drejta që të ndërtohet partneritet, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, në deklaratën e kryeministrit grek Aleksis Cipras lidhur me me kontestin për emrin e dhënë gjatë vizitës në Beograd.

“Të mos shpiken kërcënime, por të respektohet e drejta dhe të ndërtohet partneritet. Secili njeri në rajonin tonë shumë mirë di kush është Greqia, e kush Maqedonia. Kërcënime për irredentizëm nuk ka dhe nuk do të ketë nga Maqedonia drejt Greqisë. Më mirë për të gjithë do të jetë dhe të mos shpikim. propozimi ynë është të ndërtojmë ura, besim dhe projekte të përbashkëta në interes të të gjithëve. Ashtu i qasemi drejt masave për ndërtimin e besimit”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Njëheri, i bëhet thirrje Ciprasit t’i përkushtohet projekteve mes dy vendeve.

“Do ta ftonim kryeministrin Cipras t’i përkushtohet sa më shumë projekteve mes dy vendeve. prej asaj, të gjithë do të kemi përfitime”, njoftojnë nga MPJ-ja.

Kryeministri grek Cipras dje në konferencë të përbashkët për shtyp në Beograd me kryetarin e Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq, tha se “Athina dëshiron ta zgjidh problemin, por se është vështirë të vihet deri te zgjidhja nëse dikush insiston në qëndrime armiqësore dhe synon drejt nacionalizmit”.

LEXO: Cipras: Për zgjidhjen e kontestit me emrin është e domosdoshme dëshira nga të dyja palët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button