ASHMAA: “Sitel” ka përhapur gjuhë të urrejtjes dhe ka nxitur diskriminim ndaj shqiptarëve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka konstatuar se televizioni i afërt me partinë në pushtet VMRO-DPMNE-në, “Sitel”, ka përhapur gjuhë të urrejtjes dhe ka nxitur diskriminim kundër shqiptarëve, njofton Portalb.mk.

Këtë konstatim, ASHMAA e ka konfirmuar nëpërmjet vëzhgimin të jashtëzakonshëm të cilën e ka bërë gjatë fushatës zgjedhore nga 2 deri më 5 dhjetor kur TV “Sitel” në ditarin e lajmeve të orës 19:00 dhe 23:00 ka publikuar një sërë kronikash dhe komentesh redaktuese në lidhje me temën e dygjuhësisë dhe “kantonizimit të Maqedonisë”.

Në raport, ASHMAA, përfundon se TV “Sitel” gjatë kohës së fushatës zgjedhore ka përhapur gjuhë të urrejtjes për të arritur deri në një politikë të caktuar që nëpërmjet diskriminim, informatave të njëanshme ta frikësojë opinionin.

Sipas ASHMAA-së, TV “Sitel” gjatë kohës së fushatës opinionin në Maqedoni e ka gënjyer nëpërmjet frikësimit të maqedonasve, me manipulime për gjoja, ata do t’i humbin vendet e punës, do ta humbin shtetin, do të ketë tensione dhe luftë me qëllim që ata të ndjehen të rrezikuar nga bashkëqytetarët e tyre shqiptarë, të cilët janë përshkruar nga “Sitel” si armiq, transmeton Portalb.

ASHMAA vlerëson se “Sitel” me vetëdije e ka shfrytëzuar gjuhën e urrejtjes dhe ka nxitur diskriminim, të përsëritura disa herë, duke e shfrytëzuar fuqinë e televizionit e njëjta ka nxitur edhe për dhunë kundër shqiptarëve.

Sipas nenit 48 të ligjit për Shërbime Mediatike dhe nenit 3 te ligjit për ndalin dhe mbrojtje nga diskriminimi, ndalohet gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi.

Sipas informatave të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), raporti është publik në ueb-faqen e ASHMAA-së, ndërkaq tani është dorëzuar te Prokuroria Publike dhe Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. SHGM pret nga Prokuroria dhe Komisioni që të njëjtat seriozisht t’i marrin konstatimet e ASHMAA-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button