VMRO-DPMNE përsëri me reagim ndaj BE-së

“Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, nuk ka përgjigje ndaj pyetjes se në cilën pjesë të Kushtetutës së BE-së e këshillon presidentin Gjorge Ivanov që t’ia ndajë ndonjë liderit tjetër, të cilit do t’i ndahet mandat, pasi që pjesë të tillë në Kushtetutë nuk ka”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, drejtuar deklaratës së sotme të zëdhënëses së KE-së, Kocijançiq, njofton Portalb.mk.

“Kocijaniq vetëm përsëriti se është i nevojshëm konsensus i gjerë dhe koalicion i gjerë për zgjidhjen e sfidave dhe reformave prioritare. Zonja Kocijançiq, sipas të gjitha gjasave e di se prej vitit 2002 thuajse në këto 15 vite, vetëm nga vitit 2011 dhe 2014, Qeveria e Maqedonisë nuk ka pasur me shumicë 2/3 në Parlament. Madje edhe në ato 3 vitet ka arritur që nëpërmjet të dialogut me opozitën të sigurojë 2/3 për ligje reformuese veçmas në gjyqësor, dhe mbështetja e gjerë asnjëherë nuk ka pasur problem. Problemi është se nuk filluan bisedimet me BE-në, ndërkaq atë që dje në mënyrë indirekte e përmendët është çështja bilaterale me Greqinë. Për zgjidhjen e saj, nuk është e nevojshme koalicioni i gjerë në Parlament, por minimum duhet të ketë vullnet politik Greqia, vendi t’i bashkëngjitet BE-së dhe para së gjithash mbështetja e zgjidhjes nga ana e qytetarëve të Maqedonisë nëpërmjet referendumit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Rikujtojmë se në lidhje me kërkesën e VMRO-DPMNE-së, që Brukseli të sqarohet se në bazë të cilës pjesë të Kushtetutës, BE-ja pret që presidenti Ivanov t’ia ndajë mandatin liderit të opozitës, që siç thanë më herët nga BE që “Qeveria të jetë sa më e gjerë”, Kocijançiq sqaroi se është e nevojshme konsensus i gjerë politik dhe koalicion i gjerë për menaxhim me sfidat e ardhshme.

“Flasim për nevojën që të ketë konsensus të gjerë politik dhe koalicion të gjerë politik, që shteti të mundet në mënyrë efikase të menaxhojë me sfidat e shumta të cilat i ka përpara. Të implementohen reformat prioritare, Marrëveshja e Përzhinës dhe zgjidhja e çështjeve bilaterale, të cilat kërkojnë përkushtim të fuqishëm nga të gjitha partitë politike”, sqaroi Kocijançiq. /Portalb

LEXO: Brukseli e përshëndetë hapin e Ivanovit për dialog mes partive, i kthen përgjgje dhe VMRO-DPMNE-së

LEXO: VMRO-DPMNE reagon ndaj qëndrimeve të Ambasadës së SHBA-së dhe BE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button