Apple zbulon miliardat: ja sa para kanë fituar vetëm nga tre mujori i shitjes së iPhone

Tremujori i fundit i vitit 2016 për kompaninë Apple ka shënuar një rekord të ri sa përket të ardhurave nga shitja e celularit iPhone, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania ka publikuar një të dhënë sipas së cilës “tremujori i fundit i vitit të kaluar paraqet një rekord të ri për sa u përket të ardhurave, me të hyra prej 78 miliardë dollarë gjatë periudhës tetor-dhjetor”.

Apple thotë se shifrat e fundit paraqesin rritje të të hyrave për 3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur të hyrat kanë qenë 75 miliardë dollarë.

“Jemi të emocionuar që mund të informojmë se rezultatet nga tremujori i festave i kanë dhënë kompanisë Apple të hyrat më të larta tremujore që janë arritur ndonjëherë, duke thyer kështu rekorde të shumta”, deklaroi drejtori Ekzekutiv, Tim Cook.

“Kemi shitur më shumë iPhone se kurrë, duke vendosur një rekord të ri për të ardhura nga shitja e celularit iPhone, nga shërbimet, si dhe nga shitja e pajisjeve Mac dhe Apple Watch”, tha ai, duke shtuar se janë rritur ndjeshëm edhe të ardhurat nga shërbimet.

Apple njofton se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka shitur mbi 78 milionë telefona iPhone, që është për 5 për qind më shumë nga viti paraprak.

“Shitja e Mac-ut është rritur për dy për qind, me 5 milionë njësi të shitura, ndërkohë që ka rënë shitja e iPad-ëve për 19 për qind. Të hyrat nga shërbimet janë rritur për 20 për qind, duke mbërritur në shifrat prej 7 miliardë dollarë”, thonë nga Apple.

Kompania me seli në Kaliforni tha se vlerësimet e tyre për të ardhurat gjatë janarit-marsit lëvizin mes 52 dhe 54 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button