Kryeministri i Izraelit nuk i kërkon falje Meksikës për murin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu ka shmangur sot kërkesës së Meksikës për kërkim falje rreth një statusi në rrjetin social “Twitter”, ku Netanyahu i lavdëroi planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërtuar murin me kufirin meksikan.

Duke refuzuar të kërkojë falje për komentet e tij, Netanyahu ka thënë se ai nuk iu ishte referuar marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, transmeton Express.

“Unë e theksova suksesin e jashtëzakonshëm të rrethojës së sigurisë të Izraelit. Ama, nuk dhashë koment rreth marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Meksikës. Kemi pas, dhe do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira me Meksikën,” ka thënë Netanyahu.

Por në statusin e shkruar në “Twitter” të shtunën, Netanyahu kishte thënë se ideja e Trump-it për të ndërtuar murin ishte madhështore.

“Presidenti Trump ka të drejtë. Unë ndërtova një mur përgjatë kufirit jugor të Izraelit. Ai mur ndaloi emigrimin e jashtëligjshëm. Sukses madhështor. Ide madhështore,” shkroi ai të shtunën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button