Film dokumentar për ndarjen e Xholit dhe Pit
Akoma vazhdon buja për ndarjen e çiftit më të pëlqyer të Hollywood-it.
Gazetari kanadez Ian Halperin po planifikon të realizojë një dokumentar rreth ndarjes më të bujshme të vjetëve të fundit në Hollywood.
Shumë storie dhe ngjarje që janë treguar, e edhe detaje të pazbuluara pritet të përfshihen në këtë dokumentar.
Ai pohon se ish-të dashuruarit kanë jetuar të ndarë më shumë se një vit para se Xholi të parashtrojë kërkesë për divorc
Halperin është i njohur për publikimin e disa librave të famshëm, si atë për Michael Jackson e Celine Dion.