Ivanov i fillon konsultimet – takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Pas paralajmërimit të djeshëm nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë se presidenti Gjorge Ivanov do të fillojë konsultime me institucionet kompetente dhe partitë politike, sot Ivanovi do të realizojë takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë Nikolla Ivanovski, thonë nga kabineti i Ivanovit.

Dje, siç thonë, presidenti i Maqedonisë realizoi takim me ambasadorin Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, në të cilin është biseduar për situatën aktuale politike në vend, me ç’rast ambasadori Zhbogar i transmetoi qëndrimet e Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button