Oda Ekonomike: Alarmante gjendja në industrinë metalurgjike

Është reduktuar prodhimi në industrinë metalurgjike, ndërsa rënie të konsiderueshme, prej pothuajse një të tretën, shënon edhe eksporti. Kjo, siç u tha sot në konferencë për shtyp në Odën Ekonomike, do të pasqyrohet ndaj të punësuarve.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Metalurgjisë Mitko Koçovski, vitin e kaluar, në përfundim me nëntorin, prodhimi i minierave dhe metaleve evidenton ulje prej tetë për qind, ndërsa vetëm i metaleve 11 për qind.

“Numrat janë dëshpërues. Vetëm në nëntor të vitit 2016 prodhimi i metaleve themelore është ulur për 20 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015. Në mënyrë të konsiderueshme është ulur edhe eksporti, 26 për qind ose për pak një e treta. Në periudhën janar-tetor ka qenë 384 milionë dollarë për dallim nga 519  milionë të realizuara në periudhën e njëjtë të vitit 2015. Normalisht, kjo ulje e prodhimit dhe eksportit, tërheq ulje edhe të të punësuarve”, theksoi Koçovski.

Vlerësimi i tij është se edhe krahas kushteve botërore të cilat fuqishëm ndikojnë në industrinë e metalit, gjendjen në mënyrë shtesë e ndërlikojnë edhe disa zgjidhje të brendshme sistemore.

Edhe krahas bindjeve nga kompetentët se do të shqyrtohen seriozisht dhe zgjidhen problemet në metalurgji me pako masash, nga kjo, thekson Koçovksi, shpejt u hoq dorë dhe u shndërrua në diskutim të padobishëm.

Ai theksoi edhe problemet me lejet ekologjike, duke nënvizuar se edhe kur kapacitete nuk punojnë ndotja është shumë e lartë, si dhe me mungesën e kuadrove të mjaftueshme profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button