“E-shoqëri” në Maqedoni, verifikimi i fakteve në media, çelës i zhvillimit të demokracisë në një shtet

Procesi i verfikimi të fakteve në media dhe zhvillimi i debatit publik është çelësi i zhvillimi të demokracisë në Maqedoni. Gazetarët duhet të kenë kujdes për trendin negativ që po ndodh si në vend ashtu dhe në botë, kur lajme të rrejshme po vërshojnë mediat dhe me këtë zhvillohet një proces i paparë i manipulimit të publikut. Është kjo një nga konkluzionet e konferencës së sotme ndërkombëtare në Shkup, e-Shoqëri.mk me temë “Verifikimi i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja në gazetari”.

“Verifikimi i fakteve është i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë në Maqedoni e veçanërisht në nxitjen e debatit publik i cila tash për tash është e rëndësisë parësorë. Them se verifikimi i fakteve të mediave dhe lirisë së shprehjes është një rol i rëndësishëm për funksionimin përmbajtësor, sepse mediat duhet të punojnë në drejtimin e shfrytëzimit të informatave përfituese dhe të sakta, gjë që është në lidhshmëri me proceset demokratike në shtet. Shpesh ne presim që qytetarët të jenë pjesë e procesit të sjelljes së vendimeve shtetërore, por harrojmë që për t’u bërë pjesë e vendimeve shtetërore ato duhet të jenë fillimisht të informuar saktë. Kjo bëhet jo vetëm që ato të bëhen pjesë e vendimmarrjes shtetërore, por edhe që t’i mbrojnë interesat e tyre personale dhe të marrin vendim që do të përmirësojnë mënyrën e jetesës së tyre. Kjo bëhet më qëllim që gazetarët t’ju përmbahen rregullave të parashtruara në kodeksin gazetaresk. Qëllimi i projektit është që qytetarët të bëhen më selektiv në informacione, dhe kështu të kontribuojnë në përmirësimin e punës së gazetarëve”, tha Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit Metamorfosis.

Se si duhet të jenë mediat në një shtet demokratik, drejtori i USAID-it për Maqedoni u shpreh qartë duke treguar njëkohësisht edhe arsyen se pse financohet kjo natyrë e projekteve.

“Në demokraci është e rëndësishme që mediat të jenë të profesionalizuara dhe të sakta. Kjo është arsyeja pse ne përkrahim projektin për verifikimin e fakteve, që njëkohësisht ndihmon që të dallohen lajmet e sakta prej lajmeve të rreme”, tha James Stain, drejtor i USAID-it në Maqedoni.

Duke bërë një krahasim ndërmjet mediave në Maqedoni dhe atyre në Serbi, gazetarja Vesna Radojeviç, vlerësoi se të gjitha mediat në rajon janë në të njëjtën vijë të funksionimit dhe zhvillimit. Ajo nuk anashkaloi edhe propagandën mediatike të nxitur nga institucionet shtetërore.

 “Në Serbi ka shumë probleme meqë ka shumë media të reja të cilat përcjellin vetëm atë qe e thotë kryeministri por, ka edhe media të tjera, të cilat përveç se përcjellin atë çfarë thotë kryeministri, ato vërtetojnë se sa është e vërtetë, dhe se sa ato premtime realizohen. Por, ka edhe prej mediave të cilat përcjellin lajme të rreme “fake news” të cilat janë përditshmëri. Është me rëndësi që disa media janë bërë pjesë e verifikimit të fakteve, të cilat kontrollojnë informacione që qeveria i përcjell, dhe verifikon se sa ato janë të vërteta. Propaganda mediale është e pranishme te mediat pro-qeveritare dhe i gjithë qëllimi i tyre është të përcjellin vetëm atë për të cilën janë të dedikuar. Kjo ishte e pranishme edhe në Amerikë në periudhën e fushatës së Donald Trump. Nuk do të ketë trysni prej qeverisë kur nuk do të ketë varshmëri financiare, kjo ndodh me mediat pro-opozitare, sepse ato financohen nga burime ndërkombëtare. Por kjo ka ndikuar edhe në injorimin e mediave pro-opozitare nga ana e Qeverisë. Por e gjitha kjo mund të përmirësohet nëse ju mbani llogari ndaj vetes dhe publikut. Dhe kjo nënkupton se ne duhet të luftojmë e jo të nënshtrohemi”, tha Vesna Radojeviç, gazetare prej Beogradit, Serbi.

Në këtë konferencë u potencua fakti se duhet të ketë qasje kolektive, si nga institucionet por edhe nga mediat. Nëpërmjet qasjes kolektive do të mundësohet edhe jetësimi i të drejtave të njeriut në përgjithësi.

 “Ky projekt është për të mirën e popullatës. Duhet të kemi parasysh se institucionet dhe organizatat e mëdha duhet të kenë qasje më kolektive dhe jo individualiste, sepse kjo është edhe arsyeja e mungesës së lirisë së njeriut. Të drejtat e njeriut nuk duhet të jenë vetëm të shkruara, por ato duhet të jetësohen. Mungesa e lirisë së njeriut nuk është e pranishme vetëm ne Maqedoni, por edhe në shtetet tjera të rajonit. Kjo i ndodh gjithkujt, dhe prandaj jemi këtu me qëllimin e verifikimit të fakteve duke kontribuar që të nxisim burim të informatave sa më të sakta. Nëse nuk ndjekim mediat, nuk mund te jemi të informuar, dhe kjo nuk mund të ndodh në atë shtet ku mbledhjet mbahen me dyer të mbyllura”, tha Valentina Pellizer, pjesëtare e bordit drejtues të “APC” (Asociacioni për Komunikim Progresiv).

Krahas kësaj, nuk u mënjanua as edhe rëndësia e etikës së mediave dhe se si ajo ndikon në ndryshim të qëllimit të punës dhe funskionimit të gazetarëve (si kontribuues më të mëdhenj të punës mediale).

 “Edhe pse deri më sot është punuar shumë në nxitjen e zhvillimit të etikës së mediave, sërish nuk jemi në nivelin e dëshirueshëm. Kemi shumë informata të rreme dhe të paverifikuara. Në këtë kuptim është i patolerueshëm edhe sulmi ndaj jetës private. Gazetarët kanë më shumë dëshirë të komentojnë, se sa të informojnë. Edhe gjuha e të folurës nuk është në nivel. Kjo është edhe më keq nëse i analizojmë mediat elektronike. Ka shumë prej tyre që as nuk u dihet redaktori e adresa se ku funksionojnë. Kjo dukuri është edhe në Evropë. Rezoluta Evropiane kërkoi nga ne që të zbatojmë rregulla në kufijtë e dëshiruar medial. Ne duhet të zbatojmë rregullat e parapara në Kodeksin Gazetaresk të vitit 2001, asgjë më shumë se kaq”, tha Mirçe Adamçevski, Këshilli Etik i Mediave në Maqedoni.

Përndryshe kjo konfrencë realizohet në kuadër të projektit të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni, komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve në media që implementohet nga Fondacioni Metamorfozis.

****************************************************************

10.15 – Sot në Shkup mbahet konferenca e dymbëdhjetë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në hotelin “Holiday Inn”. Sivjet tema është Verifikimi i fakteve dhe ndikimin e teknologjive të reja mbi gazetarinë.

Fjalime kishin drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, që e organizon konferencën si dhe drejtori i USAID Maqedoni, Xhejms Stejn.

***********************

09.00 – E organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni, komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve në media që implementohet nga Fondacioni Metamorfozis, konferenca do t’i tubojë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave që punojnë në zhvillimin e kësaj fushe, dhe do t’u mundësojë atyre që të rrjetëzohen dhe t’i këmbejnë përvojat gjatë përballjes me manipulimet mediatike me qëllim të rritjes së cilësisë dhe të llogaridhënies së produksionit mediatik, duke i promovuar standardet e gazetarisë dhe përfshirjen më të madhe qytetare.

Konferenca do të ofrojë platformë për ekspertët e vendit dhe ata ndërkombëtarë për ta trajtuar trendin shqetësues global të manipulimeve mediatike: propagandën populiste, lajmet e rrejshme, që burojnë nga mediat tradicionale dhe që përforcohen nëpërmjet mediave sociale; dhe do të ofrojë zgjidhje të mundshme.

Ngjarja do të jetë e hapur për publikun dhe këtë ftesë mund t’ua shpërndani lirisht të gjithë përfaqësuesve të interesuar të institucioneve dhe të organizatave të tjera.

Hashtagu është #esocietymk 

Pjesëmarrjen tuaj ose pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatës suaj, mund ta konfirmoni nëpërmjet ueb-faqes zyrtare të konferencës www.e-society.mk.

Agjenda e konferencës mund ta gjeni: KËTU

Konferenca mund të ndiqet edhe nëpërmjet internetit: KËTU

Informata plotësuese mund të merrni nëpërmjet e-mail-it ([email protected]) ose nëpërmjet telefonit: +3892 3109 325.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button