Lutje
Kur dorën e vogël me jep dhe ajo
Kaq shumë të pathëna më thotë,
Mos pyeta vallë më të kotë:
Më dashuron apo jo?
Nuk dua që ti të më dashurosh
Po veç të të ndjej këtu, pranë,
Dhe ndonjëherë, ashtu, si mënjanë,
Dorën të më takosh.
Poezi nga Hermann Hesse