Adrola Dushi rrëfen për herë të parë fazën më të vështirë të jetës: Ishte një tmerr më vete…

Adrola Dushi, një prej modeleve më të suksesshme në Shqipëri, prej vitesh ka vijuar karrierën mes Shqipërisë dhe Amerikës, atje ku prej vitesh tashmë jeton edhe familja e saj. Por rreth 7-8 muaj më parë vendosi të shpërngulet përfundimisht dhe të luftojë për të prekur ëndrrën në një vend ku mundësitë janë më të mëdha.

Megjithatë, nuk ka qenë aq e thjeshtë sa kishte menduar. Por, me natyrën e saj pozitive, me buzëqeshjen që nuk e heq asnjëherë nga fytyra edhe kur gjendja shpirtërore nuk është gjithmonë atje ku duhet, Adrola ia ka dalë dhe po lufton fort për të arritur atje ku do.

Nëse për këdo tjetër në moshën e saj do të ishte gjithçka më e lehtë, statusi i nënës që Adrola gëzon prej tre vitesh nuk mund ta lejojë të bëjë gjithmonë atë që do, sepse pas saj është një fëmijë që rritet, i cili, mbi të gjitha kërkon përkushtimin maksimal të saj.

Në një intervistë të fundit për Prive, Adrola ka rrëfyer edhe për fazën pas lindjes së Troit, në të cilën dallgët emocionale ishin të mëdha dhe mendimet të trazuara: “Depresion, stres, pa gjumë, ka qenë një tmerr më vete, por ama kur e shikon atë fëmijë që rritet çdo ditë dhe e shikon se sa i bukur bëhet, thua “uaa, ky është kurora e jetës sime” – rrëfen modelja.

Gjatë këtyre viteve të para të Troit, edhe Adrolës i është dashur të mendohet dy herë për të ecur në rrugën që do. Akoma vazhdon të luftojë fort për ëndrrën, por statusin e mamit nuk do ta lërë mënjanë për asnjë moment të jetës: “Fjala mami më ka rritur pafundësisht shumë dhe kur mendoj që unë jam mami, duhet ta mbaj shumë këtë titull. Më shumë se çdo titull tjetër që mund të më jepet në jetë. Jam shumë krenare për atë fëmijë, jam krenare për Adrolën mami dhe dua të luftoj shumë ta mbaj Adrolën mami shumë të fortë, siç është deri më sot.”

Si nënë prej tre vitesh dhe si modele e suksesshme, Adrola e ka treguar tashmë se asnjë status nuk mund të të pengojë për të shkuar në rrugën e ëndrrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button