“Identiteti vrastar” dhe ushtarët shqiptarë në Greqi

Një lajm që ka tronditur jo pak opinionin publik këta ditë, ka qenë se disa ushtarë më origjinë shqiptare, pjesë e ushtrisë greke (duke qenë se bëhesh pjesë e saj, sapo e fiton shtetësinë helene), kanë bërë shenjën e shqiponjës. Fotot kanë dalë fillimisht në rrjetet sociale, më tej në medie dhe prej këtej deri instancat përkatëse kanë dashur të merren me këtë lloj problemi. Në fakt, nuk është se duket ndonjë lloj problemi, deri aty sa me këtë të merren edhe instancat shtetërore, por se më tepër shtrohet si pyetje: Çfarë i shtyn këta të rinj , shqiptarë me gjak por që grekë me shtetësi, të bëjnë shqiponjën? Si iu ringjallet atyre ndjenja e përkatësisë së tyre nacionale? A thua kaq beftë? A thua kaq në mënyrë të papritur?

Në fakt, ajo që ka ndodhur me djemtë shqiptarë për nga gjaku dhe se “grekë” me pasaportë është ajo që Amin Maluuf e quan “identitet vrastar”, pra që këta kanë kujtuar vendin ku janë rritur, ku janë formuar, rrënjët e tyre, gjakun, truallin. Por se Maluf megjithatë thotë se nuk është se duhet theksuar me patjetër vendi se nga vjen, por se njeriu thith edhe nga vendi ku ai jeton, rron, bashkëjeton dhe vepron. Në këtë rast, djemtë shqiptarë nuk është se kulturalisht nuk kanë asgjë të përbashkët me grekët, pasi janë rritur në mjedis të atillë. Pra çfarë ndodh tanimë me instancat? Qeveria greke, që shpresohej se për fat të mirë ka një qeveri internacionaliste të majtë si SYRIZA, përpiqet që shqiptarët t’i vendosë si në konservë, në përpjekjen e tyre për tua shkatërruar thuajse totalisht origjinën dhe për t’i paraqitur ata sikur janë grekë, a thua se nuk kanë asgjë të përbashkët me Shqipërinë, kur në fakt kanë gjuhën e njëjtë, kulturën në shumë raste, ruajnë edhe zakone apo norma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button