Urim i Ivanovit deri te presidenti kinez Si Xhimping me rastin e Vitit të Ri kinez

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e Vitit të Ri kinez, dërgoi urim deri te presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Si Xhimping.

“Me rastin e Vitit të Ri tradicional, kam nderin dhe kënaqësinë, në emrin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, Juve dhe popullit kinez, T’ju dërgoj dëshira të sinqerta për prosperitet, mirëqenia, paqe dhe stabilitet në Vitin e Ri 2017. Me kënaqësi mund të konstatoj se marrëdhëniet e përgjithshme midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës i karakterizon miqësia e sinqertë, besimi dhe mirëkuptimi i përbashkët, të shprehura përmes dialogut të vazhdueshëm, të frytshëm politik”, qëndron në urim.

Njëherit shefi i shtetit shpreh bindje për përforcim të mëtutjeshëm dhe përparim të bashkëpunim midis dy vendeve.

“Njëkohësisht, do të doja ta shpreh bindjen time të sinqertë se edhe në Vitin e Ri 2017, me angazhime të përbashkëta do të vazhdojmë ta forcojmë miqësinë tonë tradicionale dhe do ta përparojmë bashkëpunimin tonë të mirë me intensitet më të mirë në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët. Më lejoni, zotëri president, edhe njëherë ta shpreh respektin tim të thellë dhe t’ju shpreh dëshira të sinqerta për shëndet të mirë, fat personal dhe sukses në Vitin e Ri”, theksohet në urimin nga presidenti Ivanov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button