Maqedoni, në vijim konkursi për pranim të pilotëve ushtarak

Qendra për Trajnim të Pilotëve sot në Shtëpinë e ARM-së në Shkup mbajti prezantim të trajnimeve për pilotë i cili, siç tha kapiteni Borçe Manev, ka për qëllim ta afrojë profesionin e pilotit deri tek të rinjtë.

Kapiteni Manev, i cili njëherit është edhe instruktor për fluturim në Qendër, përkujtoi se në vijim është konkursi për pranimin e pilotëve ushtarakë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa do të zgjasë deri më 3 mars të këtij viti.

Paralajmëroi se muajin e ardhshëm prezantim të këtillë do të organizojë edhe në Qendrën për Trajnim në kazermën “Strasho Punxhur”.

Në prezantim të pranishmit i përshenderi drejtori i Qendrës për Trajnim të Pilotëve, Jaari Shraga, ndërsa ligjërata motivuese dhe prezantime realizuan disa instruktorë.

Ngjarja e sotme nga deri tani prezantimet e organizuara, sipas kapitenit Manev, është më e vizituar, ndërsa pritjet janë se rreth 300 djem dhe vajza do të shfaqin interes për pilotë ushtarakë në ARM.

Për paraqitje në konkurs të rinjtë duhet të kenë të mbaruar arsim të lartë, të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë. 

Gjatë pranimit të personave për aftësim profesional me ciklin e parë të përfunduar të studimeve për nevojat e Ministrisë dhe Armatës, do të respektohet parimi i përfaqësimit të drejtë dhe përkatës të bashkësive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button