Mediumi serb “Sputnik”: Ahmeti dhe Gruevski janë marrë vesh, në koalicion edhe PDSH

Sipas burimeve jo-zyrtare të informacioneve të portalit serb “Sputnik”, tanimë VMRO-DPMNE dhe BDI janë marrë v esh për koalicion, ndërkaq në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe PDSH dhe Partia Demokratike Serbe e Maqedonisë, njofton Portalb.

Përbërja e Qeverisë së re duhet të kumtohet nesër në mëngjes, ndërkaq lider i VMRO-DPMNE-së ka pranuar një pjesë të kërkesave të shqiptarëve, si autonomi më të plotë financiare në vendet me popullim më të madh të shqiptarëve.

Sputnik” gjithashtu  vlerëson se Zaev është përpjekur që të arrijë marrëveshje me partitë shqiptare, por BDI ka refuzuar të njëjtën, pasi që siç shkruan portali në fjalë, LSDM-ja i ka marrë shumë vota Ahmetit në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Duhet të potencohet se këto informata janë të pakonfirmuara dhe se pritet të deklarohen partitë deri në dielën në mesnatë, kur edhe mbaron afati i mandatarit Gruevski për formimin e Qeverisë së re. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button