Ja ku kanë shkuar rreth 1 miliard euro para të qytetarëve të Maqedonisë

Të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë tregojnë se deri në fund të muajit shtator të vitit të kaluar 76.504 qytetarëve u janë bllokuar 179.250 llogari transakcionale, kurse 36.108 personave juridik u janë bllokuar gjithsej 54.876 llogari bankare, shkruan gazeta KOHA. Bllokimi i llogarive të qytetarëve nëpër banka është si pasojë e ligjit për përmbarim i cili hyri në fuqi në vitin 2006, i cili parasheh që qytetarët të cilët nuk kanë paguar borxhet e prapambetura siç janë faturat e rrymës elektrike, faturat komunale, faturat të telefonisë fikse dhe mobile si dhe mos pagimi në kohë i kredive nëpër bankat komerciale pagesën me dhunë ta bëjnë përmbaruesit.

Përmbaruesit me punë filluan në vitin 2006 dhe deri në fund të vitit 2015 në bazë të raporteve vjetore të Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë (OPM) me dhunë nga qytetarët dhe personat juridik kanë paguar 830 milion euro. Pagesa më e lartë nga përmbarimet në vlerë prej 128 milion euro ka pasur në vitin, pastaj në vitin 2014 dhe 2015 pagesa ka qenë identike në vlerë prej 107 milion euro ndërsa pagesa më e ulët e përmbaruesve është arritur në vitin 2006 në vlerë prej 20 milion euro, menjëherë pasi filloi të zbatohet ligji për përmbarim.

OPM-ja ende nuk e ka bërë publike raportin e plotë vjetor për vitin 2016 edhe pse deri në fund të muajit shtator të vitit të kaluar përmbaruesit kanë arritur nga qytetarët të paguajnë rreth 78 milion euro, ndërkaq raporti i vitit 2015 rezulton se të gjithë përmbaruesit nga 154.522 lëndë sa kanë pasur në dispozicion kanë arritur me sukses të realizojnë 52.439 lëndë ë duke grumbulluar kështu 107 milion euro gjegjësisht janë realizuara vetëm 33.95 për qind e lëndëve të dorëzuara tek përmbaruesit për përmbarim.

Gjykuar sipas vlerës së përgjithshme të pagesave për 10 vitet e fundit llogaritur këtu edhe 78 milion e grumbulluara për 9 muajt e parë të vitit 2016 i bie që përmbaruesit për periudhë 10 vjeçare nga qytetarët me dhunë kanë arritur me sukses të përmbarojnë rreth 1 miliard euro apo në vit 100 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button