Zbulohet pas një jave, ja arsyeja e mërzitjes së Melania-s gjatë ceremonisë së betimit të Donald Trump

Të premten e kaluar, ndërkohë që Donald Trump u bë president  45-të i  Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, gruaja e tij Melania vodhi vëmendjen e të gjithëve për fytyrën e saj të mërzitur.  Në fillim ajo kishte një buzëqeshje shndërritëse në fytyrën e saj, por ajo buzëqeshje u largua në momentin që Presidenti Trump u kthye nga ajo. Shikuesit , duke parë ndryshimin drastik në fytyrën e saj, regjistruan klipin dhe filluan të postonin në rrjetet sociale, ku është shpërndarë me qindra dhe mijëra herë. Por, pyetja kryesore  në mendjen e të gjithëve ishte pse një  ndryshim i tillë humori në fytyrën e saj, brenda pak sekondave. Por, nëse e shikoni sërish tani do ta keni përgjigjen tuaj.

Shumica e njerëzve janë fokusuar te Melani Trump, kur kanë parë klipin, por nuk duhet ta shikoni atë aspak. Këtë herë përqëndroni vëmendjen te vajza e Donald Trump, Ivanka, e cila është pas njerkës Melani. Nëse i mbani sytë te Ivanka, do të kuptoni ndërkohë që Melania  shikon burrin e saj, Ivanka është ajo që bën kontakt me sy  me babain e saj, dhe shkëmben një shikim dhe fjalë me të.

Trump shikon vajzën e tij

Por kanë qenë përdoruesit e Twitter ata që kanë zbuluar të vërtetën. Trump u kthye të shikonte vajzën e tij dhe injoroi gruan.

Burimi: Dritare.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button