‘Sheikh’ Menduh Thaçi

Gjatë fushatës parazgjedhore, në shtetet e Ballkanit, respektivisht në shtetet e dala nga komunizmi dhe vecanerisht në Republikën e Maqedonisë,mbreteron gjuha me antinjerzore politike. Jemi mësuar që të dëgjojmë manovra të ndryshme , retorikë të lloj-llojtë politike dhe falë mungesës të cultures së duhur politike, mund ta quajmë të pranueshme, edhe pse nuk do të ishte e tillë për shtetet me nivel të lartë kulturor dhe demokraci të konsoliduar.

Jemi mësuar që këtu politika dhe “gjuha politike” të futet dhe në poret më intime të jetës sonë, duke përdorur dhe keqpërdorur çdo gjë personale , familjare, shoqërore e deri te banalitetet joetike për “Burrështetas”. Kultura jonë i ka pranuar si normale duke arsyetuar se gjoja politika pranon çdo lloj hile si mekanizma politikë dhe politikën duke definuar si aktivitet , që në rastin më të mirë për njerëz gënjeshtarë dhe në rastin më të keq, njerëz kriminele….!

Pasi jetojmë në këtë ambient ,si çdo njeri, në përqindjen më të madhe të formimit të tij si karakter,është produkt i shoqërisë , edhe unë si qenie shoqërore produkt i kësaj shoqërie, e quaja normale këtë mënyrë sjelljeje politike , të shumicës së politikbërësve dhe duke njohur si normalitet çmendurinë e disa liderëve, pranoja si normale shpifjet, vjedhjet, sharjet, dhe për të qenë i sinqertë , as edhe vrasjet nuk na bënin përshtypje!

Isha i sigurtë se edhe kjo fushatë do të ishte e tillë dhe do ta quanim normale kur këta ti degjonim nga goja e Kardinalit të PDSH-së duke e ndjekur këtë priftërinjtë e tij të deformuar, ndersa ne do vazhdonim punën gjatë fushatës pa u brengosur shumë, gjegjësisht duke ndjekur urdhrin e liderit tonë dhe praktikën 12 veçarë të krijimit të fushatave, për të mos u marrë me sharje në adresë të kundërshtarit, të punojmë duke shpalosur platformë dhe duke mos nënçmuar popullin , duke kërkuar votën e tyre pa ofruar asnjë program dhe platformë politike dhe duke mos “Kopjuar” oponentë tanë duke u marrë me shpifje, akuza, idiotllëqe, përçarje dhe matrapazllëqe, që janë specialitet i tyre dhe që janë bazament i ekzistencës së tyre politike. 

Tani jemi imunizuar nga kjo fushatë , gjegjësisht BDI-në, qe populli e përkrahën në kontinuitet për 12 vite me radhë, i ka dhënë imunitetin më të madh dhe ka hermetizuar nga lloj –lloj bakteriesh dhe goditje infantile,ne regji te qarqeve antishqiptare dhe aktruara nga njerëz të llojit tonë kombëtar, vazalë të atyre qarqeve. Edhe pse për të nënshtruar kundërshtarin janë praktikuar të gjitha filozofitë politike, përsëri të ne quhet normale, sepse në shumë raste janë përdorur doktrina të njerëzve në të errët të shoqërisë njerëzore. 

Pasi krijuam këtë mentalitet konformist dhe lojal para këtyre deformimeve shoqërore ku çdo gjë na dukej normale , kur nuk do më shkonte mendja se lideri i PDSH-së, i shquar për gojë-pistë,për të fëlliqur dhe sharë kundërshtarin, do të arrinte gjer aty sa ta përdorë emrin e Allahut të madhëruar, krijuesin e gjithësisë! Kjo nuk më lë për asnjë moment të qetë dhe të paktën mos reagoja për këtë paskrupullsi dhe këtë shfrenim mental të Padronit të PDSH, qu u mundua ta përdorë gjënë më të shenjtë, Allahun e madhëruar, për të bindur popullin për sinqeritetin e tij inegzistent dhe që kurrë nuk e ka besuar falë veprimtarisë së tij të mbrapshtë. Ai u mundua që të tregon se lideri i BDI-së, me vetitë më të larta njerëzore dhe kombëtare nuk njeh Allahun, ndërsa ai vetë si “Elviar” na e njohka Allahun e madhëruar ???!!!

Këtu u habita shumë dhe publikisht dua të di se me çfarë dëshmoi ai se e njeh Allahun gjatë gjithë karrierës së tij politike?
Hajt, sikur ti besonim atë se çfarë thotë për liderin Ali Ahmeti, por për besimin e tij unë do të pyesja “elviarin”, Thaçi disa pyetje:
Kë besoi ai gjatë karrierës së tij politike që e kanë shoqëruar veprime antinjerëzore, ngase vetëm Allahun, me cilësitë e tij më të larta dhe absolute ,nuk ka besuar?!

Cilin Zot besoi ai në 1994 dhe 2001, kur përçau shqiptarët e nxitur nga qarqet antishqiptare ? Vetem se Allahun Jo, ngase Allahu nuk i do tradhtitë dhe sic na tregon vetë në Kuranin fisnik :
“Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi). (enfal 58
Në cilin Zot besoi ai kur shpif, shan, etiketon dhe felliq personalitete, vetem se i ka kundershtarë politik? Cili ishte Zoti i tij që ai mbështetej kur me intrigën e tij, në bashkëpunim me “djallin” fabrikoi , gjeja dosje për figurat më te shquara kombëtare të historisë së re kombëtare? 

Sigurisht që nuk ka besuar dhe nuk është mbështetur në Allahun, urryesin më të madh të shpifjes dhe te pavertetes, ngase Allahu i Madhërishëm qartë dhe saktë në Kuranin Fisnik na ka treguar se :
“Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin dhe shpifje dhe një mëkat të qartë”. (Kurani 33-58).

Nuk e di se në cilin Zot mund të kishte besuar në zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2008 zotëria kur vrau njerëz të pafajshëm ,burgosi të rinj dhe deshi të vrasë liderin oponent? Vetëm Allahun e madhërishëm , dhënësit të vetëm të shpirtit, nuk e ka besuar, sepse Ai në Kuranin famëlartë thotë :
“… kush mbyt një njeri pa mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa patur bërë ai ndonjë shkatërim në Tokë, atëherë ai është sikur ti kishte mbytur të gjithë njerëzit “( 5;32).

Cili është Zoti Juaj , zotëri Menduh Thaçi? Cila është feja juaj? Nga gjithë që kemi vlerësuar vetëm Allahu nuk mund të jetë zoti Juaj,që e do të mirën, të pastrën, të bukurën dhe drejtësinë.
Qofsh i penduar zotëri për veprat “Iblisjane” që ke bërë se nëse Allahun e përmendën vetëm për të fituar simpatinë e elektoratit e veprat i ke djallëzore atëhere Allahu këta njerëz i urren më së shumti dhe i cilëson si Mynafikë!

Edhepse ka shumë pyetje për të bërë , për të mos e zgjatur më shumë pasi u futëm në një sferë që ndoshta e njohim shumë pak . Me kaq sa e njoh unë , jam i sigurt se e njeh edhe shumica e popullit shqiptar dhe me maturinë e duhur do ta bëjnë krahasim mes veprimtarisë të të vetëshpallurit “Elvijar” dhe parimet që Allahu i gjithëfuqishëm ka vendosur për njerëzimin. Sigurisht edhe kjo tendencë e pistë manipuluese , që burimin e ka vetëm nga fyti dhe jo nga shpirti dhe zemra e zoterisë ,nga ku kanë buruar shumë mëkate që populli shqiptar ka vuajtur edhe vuan sot, do të gjejë vlerësimin e merituar..!

Së fundmi nga përvoja 20 vjeçare e ekzistencës së këtij personi në politikë, e gjithë popullata ,edhe pse e sigurtë se ai nuk ka shans që të marrë verdiktin e popullit shqiptar, në bisedë e sipër nëse hipotetikisht medihet për ardhjen së PDSH-së në Qeveri, nga frika dhe stresi,njerëzot çohen në këmbë duke lutur Zotin (me fjalën e përdorur nga ai vetë në “Dersin “ para kumanovarëve)
ESTAGFURULLAH!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button