Kënga e re e Dua Lipas “shpërthen” në top-listat botërore

Bashkëpunimi më i ri i Martin Garrixit me këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, “Scared To Be Lonley” sot është lansuar dhe pas pak orësh ka arritur mbi 500 mijë klikime në YouTube.

DJ holandez dhe Dua me këngën e tyre të re kanë arritur në pozitën e parë në Cambodia dhe Vietnam. Pozitën e dytë në iTunes e kanë siguruar në Indonezi, Holandë, Sllovaki dhe Singapor. Në pozitën e tretë janë në Rumani dhe Slloveni, derisa në top-dhjetë këngët më të mira janë në Belgjikë, Republikën Çeke, Moldavi, Papa New Guinea, Tailandë, Arabinë Saudite, Indi, Poloni, Meksikë, Austri dhe Hungari, raporton Koha.net.

Garrix ka thënë se kënga e re me Dua Lipan ka të njëjtën ndjenjë euforike si kënga “In the Name of Love”, të cilën ai e realizoi me shqiptaren tjetër Bebe Rexha. Sipas tij, kënga “Scared To Be Lonley” ka tekst më të thellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button