3 zakone të përditshme me të cilat e shkatërrojmë metabolizmin dhe trasheni

Në metabolizëm ekzistojnë një numër i madh i reaksioneve kimike të cilat na mbajnë në jetë dhe i mundësojnë trupit tonë të punojë normalisht dhe pa ndërprerje. Por, disa nga zakonet tona të përditshme mund që ta pengojnë këtë proces dhe të na çojnë deri në disbalansimin e trupit tonë dhe trashje eventuale.

1.Nuk keni fjetur sa duhet Për të funksionuar normalisht, trupit tuaj i duhet pushim. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë një numër problemesh, siç është prishja e niveleve hormonale në organizëm. Poashtu, nëse fleni më pas se 7 orë në ditë, trupi juaj do ta ketë të vështirë ta tretë sheqerin dhe do t’ju rritet nevoja për të ngrënë.

2.E filloni ditën me dehidrim Dehidratimi është shok për organizmin, ndërsa ajo mund të ndodhë menjëherë pas zgjimit. Gjatë natës funksionet e metabolizmit ndalojnë dhe ju nuk pini ujë për një periudhë kohore prej 8 orësh gjatë fjetjes. Mu për këtë arsye trupi juaj zgjohet i dehidruar dhe i duhet freskim mëngjesor. Për tu përballur me këtë situatë, menjëherë pas zgjimit duhet të pini 30 deri 50 ml ujë. Kjo rutinë do tu japë energji, do t’ua zvogëlojë apetitin dhe do ta parandalojë fryerjen e barkut.

3.Qëndroni ulur shumë gjatë Pas 8 orëve gjumë, me siguri shumica prej nesh hidhen nga shtrati në karige dhe punojnë për 8 orë të tjera. Ky zakon është një vrasës i heshtur i metabolizmit, sepse trupi ynë nuk është i krijuar për rutinë të tillë. Të qëndruarit ulur për kohë të gjatë e ndalon qarkullimin, por edhe metabolizmin në përgjithësi, prandaj mundet edhe të shkaktojë dispepsi, fryerje dhe akumulim të ujit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button