Në Kumanovë janë parashtruar 3.700 kërkesa për ndihmë sociale

Deri sot, kur skadon afati për ripërtëritje të dokumentacionit për realizim të të drejtave nga sfera e mbrojtjes sociale në Qendrën për punë sociale Kumanovë, kërkesa kanë parashtruar 3.700 persona, nga gjithaejt 4,055 shfrytëzues nga rajoni i komujnave Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan i Epërm, informojnë sot kompetentët nga Qendra.

Udhëheqësja e sektorit për kompensime në të holla nga Qendra për punë sociale Marina Mlladenovska deklaroi se ripërtëritja e dokumenteve po rrjedhë pa pengesa.

“Shfrytëzuesit vijnë me letërnjoftim dhe japin deklaratë për pajtueshmëri për shfrytëzimin e të dhënave të nevojshme për realizimin e procedurës të cilat merren sipas pozitës zyrtare. Deri në fund të ditës, mund të vijnë të gjithë të cilët dëshirojnë ta realizojnë këtë të drejtë”, deklaroi Mlladenovska.

Ajo sqaroi se prej të hënës do të fillojë procesi i rishqyrtimit të secilës kërkesë individualisht, pas çka shfrytëzuesit di të njoftohen me vendim.

Procedura për ripërtëritje të dokumenteve filloi më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë periudhë po ripërtërihet dokumentacioni për të drejtat për fëmijët, shtesë e posaçme për fëmijë, shtesë e fëmijëve, shtesë e prindërve për fëmijë të tretë dhe të katërt. Ripërtëritja pritet të përfundojë deri në fund të marsit të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button