Burimi i dashurisë

Çdo natë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë, apo ndoshta të kam parë sa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ajo që kërkojë. Po nuk ka gjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri – tjetrit e të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg ,por kjo nuk ka rëndësi,aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është se unë jam vetëm i yti dhe ti je vetëm e imja sepse kjo është vendosur e vulosur ende pa ardhur këtu. Nuk ka rëndësi , aspak nuk ka rëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet të lodhësh duke më kërkuar mua,ky është çmimi që duhet të paguajmë për fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres,se ti më kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe festa që do të bëjmë do të bëjnë që të harrohen përgjithmonë ankthi i pritjes dhe ditët e vetmisë. Nuk e di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë,tek ai burim i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri,tek burimi,atje lart.

 Autor: Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button