Ivanov ka shkelur Kushtetutën e Maqedonisë?

Ekspertët juridik mendojnë se kryetari Gjorge Ivanov ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Sipas tyre, presidenti Ivanov nuk është dashur t’i jep mandatin për formimin e Qeverisë Nikolla Gruevskit, në moment kur i njëjti ende nuk ka siguruar shumicën parlamentare prej 62 deputetëve, raporton Portalb.mk.

Këto përfundime janë sjellur në panel diskutimin e organizuar nga OJQ Civil, me temë: “Maqedonia: Limbo juridike dhe politike”, ku si ekspertë të ftuar ishin profesorët universitar Svetomir Shkariq dhe Osman Kadriu, si dhe analisti politik Sotir Kostov.

“Mandati i jepet anëtarit të partisë që ka shumicën në parlament (61 deputetë). Kryetari i shtetit para dhënies së mandatit është dashur të bëjë konsultime me liderët partiak, për të parë kush e ka shumicën. Ai që kërkon mandatin duhet të dorëzojë listë me nënshkrime të deputetëve për të dëshmuar se e ka shumicën parlamentare”, theksoi profesori Shkariq.

Sipas tij, kushtetuta është “out”. “Vjen në rend dite vetëm në situata krizash”, vlerësoi Shkariq.

Në një linjë të mendimit është edhe profesori tjetër Osman Kadriu. “Kryetari i shtetit thirrë mandatarin që ka shumicën parlamentare. Gruevski nuk kishte shumicë parlamentare. Shtrohet pyetja në çfarë roli ai mori mandatin për të formuar Qeverinë? Është bërë shkelje e Kushtetutës. Kryetari i shtetit para kohe ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë”, deklaroi profesori universitar Kadriu.

Nga ana tjetër, analisti politik Sotir Kostov mendon ndryshe.

“Gruevski e ka shumicën. Askush deri tash, në praktikën e formimeve të Qeverisë, nuk ka bërë listë prej 61 deputetësh për t’a vërtetuar kryetarin e shtetit se ka 61 deputetë. Unë nuk mendoj se kryetari Ivanov ka shkelur kushtetutën. Këtë që e kontestojnë profesorët, mund të bëjnë përmbledhje dhe të krijojnë dispozita që të shtohen në Kushtetutë”, ishte decid Kostov.

Ndryshe, në Nenin 90 të Kushtetutës së Maqedonisë, shkruhet:

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë e ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button