Ky çift i njohur është edhe më i pasur sesa mendoni (FOTO)

“Perandoria” e David Beckham dhe bashkëshortes së tij Victoria vijon të gjenerojë të ardhura për çiftin. Siç bën të ditur shtypi britanik, në dy vitet e fundit, marka “Beckham”, që përbëhet nga çifti Beckham dhe Simon Fuller (menaxher i Victoria Beckham), ka arritur të realizojë një xhiro prej rreth 33 milionë sterlinash (38 milionë euro) dhe natyrisht dy të tretat e së gjithë ‘tortës’: pak më shumë se 25 milionë euro i kanë takuar çiftit të famshëm, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Siç bën të ditur Mirror, duke iu referuar dokumenteve të Companies House, tregohet se shoqëria ka arkëtuar 23 milionë sterlina në vitin 2015, ndërsa aksionerët e saj kanë përfituar 10.2 milionë euro dividendë në vitin 2016.

Beckham Brand Holdings, nënvizon Football Economy, ka regjistruar në vitin 2015 një fitim para taksave 39.5 milionë sterlina, duke i çuar të ardhurat në total 47 sterlina më 31 dhjetor 2015. Këto të ardhura janë rritur në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me vitin 2014, kur shoqëria pati një fitim më pak se 10 milionë sterlina dhe një xhiro në total 51,5 milionë sterlina.

Të dhënat për vitin 2016 nuk janë ende të disponueshme, por sipas Mirror, kompania ka qenë në gjendje të derdhë në arkat e aksionerëve më shumë se 10 milionë paund si dividend.

Por kjo nuk është e vetmja shoqëri në duart e çiftit Beckham që natyrisht drejtojnë paralelisht edhe biznese të tjera për llogari të secilit. Siç bën të ditur tabloidi Brits, ish-numri 7 i Manchester United, në nëntor pati arkëtuar nga një shoqëri tjetër edhe 20 milionë sterlina të ardhura falë të drejtave të imazhit.

Por sa vlen imazhi i një ish-futbollisti? Nëse je David Beckham, shumë!

Sipas London School of Marketing, çifti Beckham mund të “vlejë” 500 mln sterlina. Në krah të David, Victoria nuk vlen më pak, edhe pse në 2015 firma e saj e modës pati disa probleme dhe regjistroi rënie të ardhurash nga një rezultat pozitiv prej 1.4 milionë në një humbje prej 4.3 milionë paund (por gjithçka për shkak të taksave të trefishuara krahasuar me vitin 2014).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button