DAP i vazhdoi afatet për dorëzim të paraqitjeve dhe raporteve tatimore

Afatet për paraqitjet e tatimeve dhe të raporteve vjetore të tatimeve do të vazhdojë për pesë ditë pune, informojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), transmeton Portalb.

Nga atje shtojnë se afati vazhdon në bazë të ligjit për procedurë të tatimit, në kushte të paraqitjeve masive dhe të shtimit të dorëzimit të paraqitjeve për tatim dhe raporteve nëpërmjet sistemit “e-tatim”.

Përnpdryshe, Sistemi i DAP-it për dorëzimin e paraqitjeve të tatimeve vjetore, por edhe të sistemit nëpërmjet së cilit kryhet pranimi për deklarimet për rrogat nuk funksionojnë disa ditë, alarmuan kontabilistët. Për shkak të këtyre problemeve, ata nuk munden që në kohë t’i dorëzojnë paraqitjet e tatimeve vjetore (25 janar), ndërkaq nuk mundet as të bëjnë pagesën e rrogave pasi që deklarimi për rrogat fillimisht kalon nëpërmjet DAP-it.

“Çdo vit në këtë periudhë ndodhë kolapsi i sistemit për dorëzim elektronik të paraqitjes së tatimeve, por në këtë vit ka arritur në kulminacion. Nga DAP nuk ka kumtesë zyrtare se nuk do të ketë dënime nëse nuk respektohet afati për dorëzim të paraqitjeve të tatimeve. Vetëm gojarisht kumtojnë se nuk do të ketë dënime dhe të tentojmë që t’i dorëzojmë paraqitjet. Edhe pse sistemi për paraqitje të tatimeve dhe ai për rroga nuk janë të lidhura, megjithatë, edhe ai sistem për rrogat, gjegjësisht për pranimin e deklaracioneve, nuk u funksionon”, thanë nga Byroja e Kontabilistëve.

Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistët e Autorizuar (IKKA) informoi se sistemi i DAP-it, për dorëzim të paraqitjes së tatimeve dhe raporteve vjetore është i bllokuar pasi që në mënyrë masive është përdorur në këtë periudhë të vitit.

Nga atje i informuan kontabilistët se për shkak të këtij problemit, vonimi i dorëzimit të paraqitjeve të tatimeve nuk do të jetë shkelje e afatit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button