Serbia paralajmëron vazhdimin e luftës kundër futbollit të Kosovës

Federata e Futbollit të Serbisë, me një ditë vonesë, ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit me të cilin është refuzuar kërkesa e kësaj Federate për anulimin e vendimit për pranimin e Kosovës në UEFA me të gjitha të drejtat e vendeve të tjera evropiane.

Reagimi i FFS-së, në fakt është një reagim politik dhe nuk asgjë të përbashkët me sportin dhe me futbollin si sport. Ai bazohet në konstatime të paqëndrueshme edhe me ato politike pasi nuk njeh dhe nuk do të njohë asnjë realitet të Kosovës tashmë të njohur nga shumë vende të Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net.

Pa gjetur argumente të tjera ndaj vendimit të drejtë të CAS-it për Kosovën, FFS e quan atë “ vendim i turpshëm për arbitrazhin sportiv” dhe premton vazhdimin e luftës kundër futbollit kosovar.

Nuk është për t’u habitur pasi edhe sporti ka kohë që i është bashkuar orkestrës politike të Beogradit kundër Kosovës.

Në vazhdim Koha.net e sjell tekstin e reagimit të FFS-së:

Gjykata për Arbitrazhin Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën tonë për anulimin vendimit për pranimin e të vetëshpallurës Kosovës në Federatën e Futbollit të Europës (UEFA) .

Në arsyetimin e vendimit, CAS ka pranuar se FFS ka pasur arsye të ankohet kur e theksuam qartë faktin se UEFA e ka shkelur statusin e vet (!), përkatësisht nenin 5.1, sipas të cilit pranimi në UEFA duhet që vendi të jetë i pavarur dhe ta njohin Kombet e Bashkuara. Mеgjithëkëtë CAS, në interpretimin e të vërtetës ka shtuar se ky nen është “ambivalent (?!)” dhe kërkon sqarim.

Dhe pa qëllim të hyjmë në analizën e mëtejme dhe të aktgjykimit të (pa) pritur të Gjykatës për Arbitrazh Sportiv, duam ta theksojmë zhgënjimin për shkak të vendimit që nuk ka pika takimi me të vërtetën, as me futbollin, vetëm me – politikën. Dhe për këtë vendim politik FFS nuk është i befasuar, përkundrazi. Sikur CAS ta kishte vështruar të drejtën në sy, pa konotacione politike, nuk do të kishte ndodhur kjo dhunë e re ndaj sportit e futbollit. FFS do ta vazhdojë luftën për të vërtetën dhe të drejtën në përputhje me të gjitha mundësitë që ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button