MPB: Është formuar komision për rastin e ushqimit me afat të skaduar

Për rastin ku Sindikata e Pavarur e Policisë ankohet për ushqimin e skaduar që u jepet të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), redaksia Portalb kontaktoi zyrtarë të kesaj ministrie të cilët njoftuan se është formuar komision i cili do të vërtetojë se a ka pasur ushqim të skaduar, dhe nëse ka pasur, do të kërkohet përgjegjësi për atë, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me rastin në fjalë është formuar komision i cili do të vërtetojë se a është shpërndarë ushqim i skaduar për punëtorët në MPB. Ky komision përfshinë një numër të madh ekspertësh. Nëse ky komision vërteton se është shpërndarë ushqim me afat të skaduar, atëherë ministri do të ndërmerrë masa të mëtutjeshëm  ku do të kërkohet përgjegjësi nga shërbimet kompetente për këtë çështje”, tha Jordan Llamanovski, ndihmës i ministrit në Ministrinë për Punë të Brendshme.

LEXO: SPP: Ushqimi në MPB me afat të skaduar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button