Nga çezmat e një pjese të Tetovës rrjedhë rërë dhe llum

Nga çezmat e banorëve që jetojnë në afërsi të rrugës “Ivo Lola Ribar” të Tetovës, rrjedh rërë dhe llum. Familjet që janë vizituar thonë se kjo dukuri, zgjatë më shumë se një dekadë, por në dhjetë ditët e fundit është shpeshtuar, njofton Portalb.

“Nga të gjitha çezmat rrjedh rërë dhe llum. Nga kjo rërë bllokohen gypat e lavatriçeve dhe vazhdimisht prishen. Jemi drejtuar te Ndërmarrja Publike Komunale që ta zgjidhin problemin, por kot”, thotë një banor i rrugës “Ivo Lola Ribar” në Tetovë.

Nga Qendra për Shëndet Publik, thonë se sipas të gjitha gjasave po punohet për defekt lokal, pasi që në lagjet përreth në atë pjesë të qytetit uji është i pijshëm sipas inspektimeve kimike dhe mikrobiologjike.

“Ka raste që paraqitet rërë në ujë, e ila kalon nëpërmjet ujësjellësit të qytetit, për atë se ujësjellësi i Tetovës nuk a stacion filtrues. Por, tani sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për defekt lokal dhe duet që kompetentët ta konstatojnë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Në ndërkohë u rekomandojmë banorëve të “Ivo Lola Ribar”, përpara se ta përdorin ujin, ta lënë disa minuta që të rrjedhë dhe çezmave t’u vendosen filtra”, deklaroi drejtori i Qendrës për Shëndet Publik të Tetovës, Ratko Davidovski.

Nga Sektori për Ujslljellës dhe Kanalizim të Ndërmarrjes Publike Komunale të Tetovës, nuk e komentojnë rastin në fjalë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button