E vërteta brenda Kit Kat-ëve dhe fjalëve të tjera që keni dëgjuar mbi çokollatat e shijshme

Kur vjen puna te çokllatat tona të preferuara, ne kujtojmë që kemi zgjedhur të duhurat dhe nuk duam të dëgjojmë asnjë fjalë të keqe që do u kërcënonte reputacionin e mikeshës së zgjedhur. Mirëpo ca ditë më parë u përhapën lajme që Kit Kat, përgatiten me Kit Kat të vjetër, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Nëse i keni dëgjuar edhe ju dhe jeni habitur duhet të dini që keni ardhur me vonesë në festë. Që në maj të 2015-ës, Gregg Wallace i BBC ka qenë në prapaskenën e fabrikës së Nestlé-së dhe ka mësuar që Kit Kat-ët e thyer përdoren për mbushjen e çokollatave të reja. Por, natyrshëm lind pyetja, pot ë rejat fare me çfarë bëhen?

Pas disa investigimeve, faqja RealSimle ka mësuar që, duke qenë që në shtresën e çokollatës ka shumë më tepër sesa Kit Kat-ë të thyer, nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm te ato që nuk kanë çokollata të shtypura.

“Shtresa e çokollatës, mbushja midis shtresave të vaferit të Kit Kat, përbëhet nga kakao, vaj bimor, sheqer dhe disa Kit Kat të ripërpunuar”, ka thënë Michael Jennings, zëdhënësi i Nestlé-s. “Është një mënyrë e mirë dhe innovative për të reduktuar humbjet. Kit Kat-ët e parë nuk kishin arsye për të pasur Kit Kat-ë të ripërpunuar.”

U sqarua edhe kjo gjë. Ndërkaq kompania ka hedhur në Evropë Kit Kat Chunky Cookie Dough, për të gjithë ata që e kanë qejf brumin e biskotave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button