“E Majta”: Mbështetje për iniciativën që deputetët ta donojnë rrogën e parë të tyre për bamirësi

Partia “E Majta” jep mbështetje për iniciativën për të gjithë 120 deputetët e Kuvendit që ta donojnë rrogën e tyre të parë për zgjidhjen e problemeve konkrete në shoqërinë tonë, njofton Portalb.

“Duke e parë parasysh se 30 ditë që nga seanca konstituive në Kuvend, nuk është mbajtur seancë, vlerësojmë se donimi  rrogës së deputetëve për rastet për të cilët janë më të nevojshme, e nxitë solidaritetin dhe vullnetin qytetar”, thuhet në kumtesën e partisë “E Majta”.

Përndryshe, dje, funskionari i LSDM-së dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Edmond Ademi, i ka ftuar të gjithë deputetët e porsazgjedhur, që pagën për të cilën nuk kanë punuar ta donojnë për të varfrit.

“Së shpejti kalojnë 30 ditë nga konstituimi i Parlamentit. Pasi që këto 30 ditë nuk janë mbajtur seancat, të gjithë 120 deputetët, ta japin/donojnë rrogën për familjet e varfra, që ka shumë, të cilët në këto ditë të ftohta ekstreme kalojnë në periudhë të rëndë. Kjo gjithsesi nuk do ta zgjidh problemin, por besoj se pak a shumë do ta zbutë”, shkruajti Ademi në profilin e tij në “Facebook”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button