Maqedoni, nga muaji i ardhshëm fshihen edhe 6500 kompani

Brenda dhjetë ditëve Regjistri Qendror do të fillojë procedurën për fshirjen e rreth 6.500 kompanive të reja nga të dhënat, shkruan gazeta KOHA. Kjo përfshinë subjektet juridike dhe fizike, të cilat janë evidentuar për fshirje brenda një viti, gjatë të cilit nuk kanë qenë në gjendje për të shmangur parregullsitë për shkak të të cilave janë futur në listën për fshirje. Këto firma gjenden në listë për shkak se që nga viti 2015 nuk kanë dorëzuar llogari vjetore për vitin paraprak 2014. Regjistri Qendror vetëm në periudhën e vitit 2016 ka fshirë nga evidenca mbi 34.200 kompani, të cilat në të njëjtën bazë që nga fundi i vitit 2014 nuk ka ofruar llogaritë vjetore për vitin 2013.

Operacioni për fshirjen e kompanive nga evidenca e Regjistrit filloi tre vjet më parë, kur u tha se në evidencë ka shumë kompani që vetëm janë regjistruar, por nuk janë aktive. Kompanitë do të fshihen nga  Regjistrit Qendror nga muaji shkurt, pasi ato ishin të publikuar në fund të janarit të vitit të kaluar. Deri më 29 janar ata kishin një periudhë prej një viti, por disa prej tyre mund të jetë në pritje të falimentimit apo likuidimit. Të gjithë ato kompani që i kanë freskuar të dhënat nuk do të fshihen, ndërsa të tjerat që nuk i kanë përmbushur kërkesat nuk do të ekzistojnë më.  Pas përfundimit të muajit të parë do të ketë një listë të re ku do të përfshihen disa mijë firma të cilat deri në fund të vitit 2016 nuk e kanë dorëzuar llogarinë vjetore për vitin 2015. Saktësisht nuk dihet se sa do të jetë numri i tyre, por me sa duket duke pasur parasysh se lista është pastruar për disa vjet, numri i firmave që nuk janë aktive ngadalë zvogëlohet. Përndryshe, kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë para afatit një vjeçar, janë vetëm 6.438 subjekte edhe pse vitin e kaluar nga fillimi i vitit janë regjistruar mbi 7.000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button