Serbia humbet në CAS, rrëzohet ankimimi kundër Kosovës

Serbia ka humbur edhe betejën e fundit për të kundërshtuar njohjen e Kosovës nga UEFA. Apelimi i federatës serbe pas anëtarësimit të FFK-së, u rrëzua këtë të martë nga Arbitrazhi Sportiv, transmeton Top Channel.

Në ankimimin e serbëve në CAS, pretendohej se pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës pas votimit në UEFA, ishte i paligjshëm dhe shkelte rregulloren. Federata Serbe bazoi ankimimin e saj në artikullin 5 pika 1 të rregullores së UEFA-s, që sipas interpretimit të palës serbe, përcakton se një federatë nuk mund të pranohet në UEFA pa u anëtarësuar më parë në OKB.

Ky pretendim u hodh poshtë nga interpretimi i bërë nga paneli i CAS.

“Artikulli 5 pika 1 e rregullores së UEFA-s përcakton se territori në të cilin ndodhet një federatë, duhet të njihet si shtet i pavarur nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare të OKB-së. CAS vëren se këto kritere janë përmbushur në rastin e FFK-së. Kjo u vërtetua edhe nga qëndrimi i mbajtur nga shumica e vendeve anëtare të FIFA-s, që pranuan FFK-në si anëtare të re të UEFA-s e për këtë arsye, kërkesa e Federatës Serbe të Futbollit rrëzohet”, thuhet në argumentimin e CAS.

Kosova u pranua në UEFA në maj të vitit të kaluar dhe pak javë më vonë u formalizua edhe pranimi nga FIFA.

Këto njohje pasuan pjesëmarrjen e Kosovës në elimantoret e botërorit dhe dy skuadrave të kampionatit vendas në garat europiane.

CAS-Kosova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button