BFI për së treti herë premton se së shpejti do të fillojë ndërtimi i Xhamisë në Fushë Tophanë

Janë tejkaluar çështjet formale rreth nismës së punëve për ndërtimin e xhamisë në lagjen Fushë Tophanë të Shkupit, thuhet në kumtesën e BFI-së, ku mes tjerash njofton edhe për një takim të realizuar mes kryetarit të BFI-së H. Sulejman Rexhepi dhe atasheut për çështje fetare të Ambasadës së Turqisë, Murat Allkan, njofton Portalb.mk.

“Me Allkan i diskutuam të gjitha çështjet dhe mund t’ua konfirmoj lajmin se shumë shpejt, është çështje dite, kur do të nisë ndërtimi i Xhamisë në Tophanë. Vëllezërit turq nga Turqia do të na e bëjnë peshqesh një nga xhamitë më të bukura dhe ndër më të mëdhatë në Ballkan”,  është shprehur efendi Rexhepi.

Nëpërmjet kumtesave, sipas evidencës së ueb-faqes së BFI-së, 2 herë më parë efendi Rexhepi ka paralajmëruar se “së shpejti” do të hidhet gur-themeli i xhamisë në Fushë Tophanë.

25 qershor,  2016

Paralajmërimi për ndërtimin e xhamisë se është arritur marrëveshje përfundimtare që Dijaneti i Turqisë të mundësojë në afat sa më të shpejtë ngritjen e xhamisë dhe të kompleksit në lagjen Tophanë të Shkupit, është bërë që në 25 qershor të vitit 2016, megjithatë deri më tani ende nuk ka filluar.

“Ky kompleks i madh, që është nevojë e kamotshme e besimtarëve muslimanë në Shkup, parashihet të ngërthejë në vete një xhami monumentale, selinë e BFI-së, si edhe hapësira të ndryshme për aktivitete kulturore islame dhe për angazhimin e drejtpërdrejtë të rinjve muslimanë në këtë rrafsh. Gjatë këtij takimi u vendos që gur-themeli i xhamisë dhe i kompleksit në lagjen e Tophanës të hidhet shumë shpejtë pas festës së Bajramit”, u tha në kumtesën e BFI-së më 25 qershor të vitit të kaluar.

123

26 tetor, 2016

BFI me komunikatë të ngjashme ka dalë edhe më 26 tetor të vitit të kaluar, ku kreu i BFI- së Rexhepi priti në takim përfaqësues nga “firma KOMASH ASH, e cila është e autorizuar për ndërtimin e Xhamisë në Fushë Tophanë”.

“Në takim ishte edhe Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ku u bisedua për çështje teknike për fillimin e punës së ndërtimit të xhamisë”, u tha në kumtesën e BFI-së të lëshuar më 25 tetor të vitit 2016.

321

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button