“Tank” prej PSP-së për Mercedesin 600 mijë eurosh të Gruevskit (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike (PSP), sot hapi lëndën për prokurimin e “Mercedesit” zyrtar të ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili ka Kushtuar 575 mijë euro nën emrin kodues “Tanku”, shkruan Portalb.mk.

Në këtë rast janë përfshirë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alineja 5 e Kodit Penal për vepra të kryera nga shkurti i vitit 2012 deri më tetor 2012, njofton Portalb.mk.

“Ne rastin konkret ekziston dyshim i fuqishëm që dy personat, me qëllim që t’ia plotësojnë dëshirën kryeministrit të atëhershëm (Nikolla Gruevski- shënim i redaksisë) për blerë një lloj të veçantë të automjetit (Mercedes – shënim i redaksisë), e dyshuara e parë e ka nxitur të dyshuarin e dytë që të keqpërdor pozitën zyrtare gjatë tenderimit, për të zgjedhur në mënyrë jo-ligjore një operator ekomomik i cili do ta siguronte këtë automjet.

PSP hetimin e ka hapur në bazë të bisedave të cilat kanë dalë nga materialet e përgjuara. Opinioni pati mundësi që t’I dëgjojë këto biseda për prokurimin e “Mercedesit” mes ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Çfarë dëgjuam në përgjimet për Mercedezin luksoz?

“bombën” 31, të publikuar nga lider i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohen duke biseduar Jankullovska dhe Gruevski në të cilë kuptohet për blerjen e Mercedesin luksoz i paguar 575.000 euro.

Në bisedën e parë dëgjojmë se si Gruevski i jep urdhër Jankulloskës të fillojë procedurën e porosisë nëpërmjet MPB-së: “Të jetë përplot” dhe “prapa të ketë ekrane” kërkon Gruevski.

Ai thekson që për Mercedesin deri në përfundim të zgjedhjeve lokale (viti 2013), të blerë me para të qytetarëve, MPB të aktrojë se është angazhuar për nevojat e ministrisë, jo personalisht për të. Bëhet plani se kush “do ta drejtojë” makinën e re.

Dëgjojmë se si planifikohet tenderi, që vendimi për prokurim t’i jepet saktë firmës së caktuar, por dëgjojmë se punët kryhen deri në shkallë të lartë të fshehtësisë edhe në kabinetin e kryeministrit. “Pasi që është 100% elektronike ta bëjmë që të mos na fluturojë dikush tjetër” këshillon Jankulloska dhe specifikon se ka urdhëruar se si duhet të realizohet ankandi elektronik.

Gruevski ka bërë edhe skemë që të mos zbulohet se është blerë makina – do ta shfrytëzojë vetëm kur do të niset për në udhëtim, dhe nëse në destinacion e presin gazetarët, në kolonë do të jetë edhe Mercedesi i vjetër, andaj diku afër mbërritjes Gruevski do të zhvendoset në makinën e vjetër, që të mos ta shohin gazetarët.

Jankullovska – Mijallkov flasim për Mercedesin

Biseda tjetër për Mercedesin, është në mes Gordana Jankulloskës dhe shefit të atëhershëm për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkovit.

Mijallkov ka kuptuar se Mercedesi ka arritur, dhe dëshiron që ta shohë. Jankulloska i thotë se menjëherë e kanë fshehur në “garazhin e kryeministrit, e din, që të mos e shohin këtu te ne si në cirk”.

Makina luksoze me sistem zanor, klima për secilën ulëse, masazh, televizorë, nxehje të ulëseve, me vlerë prej 575.000 eurosh, nga “Mercedes” e ka marrë vozitësi i Jankulloskës, ndërsa nga kompania kanë thënë se lloje të atillë deri në atë moment nuk e kanë shitur askund në Evropën Juglindore.

KËSHTU DUKET MERCEDESI I GRUEVSKIT:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button