Hungaria arsyetohet: Organizatat joqeveritare të financuara nga Soros janë të sigurta

Fondacionet që i përkrahë miliarderi amerikan dhe investitori, Xhorxh Soros, nuk kanë arsye për frikë dhe nga ta pritet që vetëm t’i ndjekin rregullat e transparencës, deklaroi nënkryetari i partisë në pushtet në Hungari, Fides Gergel Gulas, njofton Portalb.

Në një intervistë për ATB, ai tha se ata organizata të cilat nuk do t’i paraqesin financat nuk do të mund të ekzistojnë në Hungari.

Kjo në fakt është përgjigja e Gulashit në deklaratën e Sorosit në Forumin Botëror Ekonomik në Davos se kërcënimet e Qeverisë së Hungarisë ndaj sektorit joqeveritar janë në kundërshtim me detyrimet dhe vlerat e BE-së dhe sundimit të ligjit.

Këto kërcënime erdhën pasi që nënkryetari tjetër i partisë, Silard Nemet, paralajmëroi mbyllje të të gjitha organizatave të cilat financohen nga Soros. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button