Administrata e Obamës ka miratuar 221 milionë për Rajonin Autonom Palestinez

Administrata e Barak Obamës gjatë orëve të fundit të mandatit ka miratuar 221 milionë dollarë për Rajonin Autonom Palestinez, edhe krahas asaj që ndihma ka qenë e bllokuar nga republikanët në Kongres, deklaroi një përfaqësues anonim i Stejt departamentit.

Krahas 221 milionë dollarëve, administrata e Obamës e ka njoftuar Kongresin se Rajonit Autonom Palestinez i ndan edhe gjashtë milionë dollarë për shpenzime në fushën e politikës së jashtme, përfshirë katër milionë për programe në fushën e ndryshimeve klimatike dhe 1,25 milionë dollarë për organizata të Kombeve të Bashkuara, transmeton MIA.

Kongresi fillimisht miratoi ndihmë për palestinezët nga buxheti për vitin 2015 dhe për vitin 2016, por ato u bllokuan nga disa republikanë për shkak të kërkesës së autoriteteve palestineze për të fituar anëtarësim të barabartë në organizatat ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button