Bejta: Parimi “fituesi me fituesin” s’është ligj

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, në një prononcim dhënë për TV21 më 10 janar, pati folur për parimin e “fituesit me fituesin”, dhe ka këtë shpjegim.

“Por nëse duan të bëjnë që në të ardhmen, fituesi me fituesin të bëjnë koalicion ajo le të rregullohet me ligj, (v.j. sepse tani) nuk është e rregulluar me ligj. Çdo gjë që nuk është e rregulluar me ligj, nuk është e obliguar asnjë parti politike, që ta respektoj”, tha Bejta.

Ish deputeti, Mersim Pollozhani, thotë se marrëveshja e majit 2007 është vetëm arsyetim, dhe se kjo “marrëveshje xhentëlmenësh” po e përdoret vetëm si alibi nga të dy palët.

“Kjo është një marrëveshje, që e kanë bërë në 2007 dhe ajo vlen për një rast. Për atë rast “ad-hoc”. Nuk mund të jetë ajo rregull për gjithmonë”, tha ai.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button