Dështimet e BDI-së në arsim (Foto)

paraqitjen e bilancit për investimet në sferën e arsimit, BDI thekson se kësaj fushe i  është përkushtuar me një vëmendje e veçantë duke filluar nga ai fillor e deri tek ai i lartë gjatë mandatit 2011-2014. 

Zëvendës kryeministri Musa Xhaferi  tha se në këtë sferë është investuar kryesisht në infrastrukturë në shumë rajone të vendit duke iu siguruar në këtë mënyrë kushte më të mira nxënësve.

Mirëpo gjendja në shkollat shqipe në të shumtën e rasteve, vërteton të kundërtën.

Shkolla fillore “Liman Kaba” e cila ndodhet në fshatin Lubeten është në kushte të mjerueshme, dhe nga mungesa e hapësirave nxënësit mësojnë në podrume.

Gjithashtu kemi edhe paralelet shqipe në shkollën fillore “Panajot Ginovski” po ashtu në komunën e Butelit në të cilën investuan vetë prindërit duke krijuar klasa të reja me të hollat e tyre për të përmirësuar kushtet për fëmijët e tyre.

Po ashtu edhe në lagjen Vizbeg i cili po ashtu bie nën komunën e Butelit, ka më vite objektin shkollor të mbyllur dhe banorët ende shpresojnë që së shpejti do të gjendet zgjidhje dhe fëmijët e tyre të mos kenë nevojë që të udhëtojnë deri në Shuto Orizarë për të ndjekur mësimin.

Këto nuk janë të vetmet shkolla në të cilat mungojnë investimet dhe nxënësit shqiptarë mësojnë në kushte të mjerueshme.

Xhaferri përmendi se për investime kapitale nga viti 2008 deri në 2014 janë ndarë 13 milion euro dhe janë transferuar objekte ekzistuese në pronësi të USHT-së.

Por, sa për ilustrim studimet e disperzuara të USHT-së në kryeqytet, në Shkup janë në një objekt i cili nuk i përmban kushte elementare për zhvillimin studimeve. 

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve të Kumanovës (LASH), Etem Xheladini gjithashtu theksoi se shkollat fillore dhe të mesme shqipe të kësaj komune janë në gjendje të mjerueshme.

“Përveç shkollës së mesme ekonomike dhe rregullimit të hapësirave universitare, shkollat tjera janë në gjendje shumë të keqe. Në disa mësohet edhe ne tre ndërrime shkaku i mungesës së hapësirës. Kjo ndodh vetëm në shkollat shqipe, jo edhe në ato maqedonase. Është turp që në këtë kohë të pikon çatia, të ulen më shumë se dy apo tre nxënës në një bankë. Lirshëm mund të them se asgjë nuk është bë për arsimin shqip. Shumë punë ka ngelur ende pa bërë”, tha për Portalb, Xheladini.

Ndërkaq nga ana tjetër kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta bëri të ditur se nuk ka ngritje të cilësisë por ka ngritje në ndërtim të kapaciteteve.

“Nuk kemi ngritje të cilësisë por kemi ngritje në ndërtim të kapaciteteve, pra të shkollave të reja se dihet që shkollat shqipe gjithmonë kanë qenë të pandërruara, pa kushte por ne në LASH vazhdimisht kërkojmë kushte për arsim, të furnizohen gjitha shkollat me mjete mësimore sepse në shkollat tona por edhe ato maqedonase nuk investohet në mjete mësimore dhe kërkojmë që të ketë buxhet më të madh për shkollat”, tha për Portalb, Dardhishta.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button