Sa prej investimeve të huaja në Maqedoni kanë dështuar, ja raporti

Shtatë herë më pak para të investuara dhe ti herë më pak vende të hapura të punës se sa është premtuar, tregon baza e të dhënave “Investimet e huaja nën mbikëqyrje” e përpunuar nga ekipi gazetaresk i BIRN- Maqedoni, e cila nga sot është publike, transmeton Portalb.mk.

Hulumtimi ka përfshirë 128 investime që kanë qenë të paralajmëruara ose të promovuara nga Qeveria në periudhë prej vitit 2007-2016. Hulumtimi tregon se 43 nga investimet e paralajmëruara aspak nuk janë realizuar, që është gati 1/3 e numrit të përgjithshëm të investimeve të përfshirë në bazë.

26 firma të huaja kanë marrë ndihmë shtetërore, mirëpo shumat me të cilat qytetarët paguajnë tatime dhe të dalura tjera kanë financuar hyrjen e ndonjërit prej investuesve, nuk dihen.

Vetëm 4 firma që kanë investuar në vend, kanë investuar aq para sa kanë premtuar, ose më shumë se aq, të tjerët kanë investuar shumë më pak ose aspak, transmeton Portalb.

“Investimet e huaja nën mbikëqyrje” përmban një numër të madh të të dhënave dhe hap rrugë për hulumtime tjera më të thella në këtë temë. Bazën e të dhënave mund ta gjeni në investicii.prizma.mk. BIRN do ta azhurnojë bazën me të dhëna të reja për numrin e punësimeve dhe raportet për finannca të firmave.

Baza e të dhënave është përpunuar në kuadër të Projektit për hulumtime gazetareske dhe bashkëpunim në mes mediave dhe sektorit civil, pjesë e programit të USAID-it për forcimin e mediave të pavarura në Maqedoni./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button