Ministri Popovski me porosi për Plevenievin

Falënderim bullgarisë nga Maqedonia! Pra 25 viteve, pranimi i parë zyrar i shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Maqedonisë erdhi nga Sofja. Më pas vijuan të gjithë miqtë e tjerë, ka shkruar ministri Nikolla Popovski në profilin e tij në Facebook.

“Kryetari Zhelu Zhelev kishte ndjenja demokratike dhe respekt ndaj vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë. Dha përkrahje të pahamendur në momentet e vështira për një fqinj si ne. Njeri i madh pa dyshim, i cili e meriton respektin tonë. Ato ishin kohë tjera, njerëz të tjerë. Sa do të ishte mirë që edhe ai që deri dje e kishte po të njëjtin funksion, Pleveniev, ta kishte po të njëjtën zemërgjerësi, vizion dhe respekt ndaj vullnetit të qytetarëve të shtetit fqinj. Të tregojë mençuri dhe të përzgjedh mesazhe për paqe, shtrëngim duarsh dhe përkrahje të shkëlqyeshme që të gjithë të jeni pjesë e Evropës sa më shpejtë. Kjo do të ishte me siguri shumë më mirë se sa krijimi i kërcënimeve të rrejshme dhe nxitja e fobive. Në fund të ditës, të gjithë jemi njerëz që duam qetësinë në jetë dhe respektin nga të afërmit. Pikërisht ashtu siç jemi. Liderët janë për ta treguar rrugën e cila na çon kah ai drejtim dhe të krijojnë lidhje”, ka shkruar më tej Popovski në mesazhin e tij drejtuar Plevenievit.

nikolaa-poposki

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button