Charlton i mërzitur dhe i gëzuar për rekordin e Rooney-it

Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton deri dje ishte golashënuesi më i mirë në historinë e klubit nga Old Trafford, por nga “froni” e hoqi Wayne Rooney, duke shënuar golin e 250-të edhe në kohën shtesë në ndeshjen si mysafir tek Stoke City, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rooney të shtunën në minutën e katërt të kohës shtesë i sjelli barazim ekipit të tij pas e gjuajtjes së lirë, ndërsa me këtë u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit duke shënuar 250 gola në 546 ndeshje në të gjitha garat.

Chartlon në 758 ndeshje shënoi 249 gola. “Isha mësuar në këtë nderim që të jem golashënuesi më i mirë i United i të gjitha kohërave. Kemi pasur disa golashënues të shkëlqyer në Old Trafford dhe ata kanë shënuar shumë gola, por ka qenë prej kohësh e qartë se Rooney me siguri do të jetë ai i cili do të thyej rekordin tim. Ajo ditë erdhi dhe do të gënjeja nëse them se nuk jam i mërzitur që më nuk jam rekorderi. Megjithatë, sinqerisht jam shumë i lumtur për të. Meriton vendin në librat e historisë”, tha 80-vjeçari Charlton.

As Wayne Rooney nuk fshehu mahnitjen për suksesin e arritur. Ai, siç tha, është lojtar ekipor, por “rekordet janë të rëndësishme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button