Tuna bën blerjet e fundit para lindjes… ngjyrat zbulojnë gjininë

Këngëtarja e njohur nga Shkupi dhe partneri i saj, Patris Berisha, së shpejti presin fëmijën e tyre të parë. Edhe pse janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike marrëdhënien e tyre dhe periudhën e pritjes së ëmbël, ka qenë e pamundur t’u fshihen paparacëve dhe kureshtjes së publikut.

Tuna bën blerjet e fundit para lindjes
Tuna bën blerjet e fundit para lindjes
E tërhequr nga projektet muzikore për të shijuar me kohë të plotë këtë fazë të bukur të jetës, Tuna është fokusuar javën e fundit edhe te blerjet e fëmijës që pritet të vijë në jetë pas disa javësh.

Javën e fundit, këngëtarja është parë në një qendër tregtare duke bërë blerjet e fundit për bebin e saj. Ne fotot e publikuara nga Prive, Tuna shihet duke dalë nga një dyqan me veshje fëmijësh, transmeton Revista Class.

Tuna bën blerjet e fundit para lindjes
Tuna bën blerjet e fundit para lindjes
E për të gjithë ata që nuk e dinë, veshjet e zgjedhura, natyrisht janë me ngjyrat simbolike të djemve. Edhe pse Tuna ka këmbëngulur për ta mbajtur për vete dhe Patrisin gjininë e fëmijës, nuk ia ka dalë ta ruajë edhe këtë sekret. Tashmë e dimë të gjithë. Së shpejti do të vijë në jetë një djalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button